Kosova nuk ia del as me bullgarët

Hendboll

Kosova nuk ia del as me bullgarët

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 10:54
Kosova nuk ia del as me bullgarët

Ndonëse kishte shpresë për fitoren e parë në ndeshjen ndaj Bullgarisë, kjo nuk ndodhi. Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll ka humbur edhe ndeshjen e pestë dhe të fundit në fazën grupore të Evropianit të Divizionit B që po mbahet në Austri. Rezultati i ndeshjes të luajtur ishte 29:23 në të mirë të Bullgarisë. Kështu Kosova përfundon fazën grupore në vendin e fundit (6) në grupin B. Në ditët në vijim i ka edhe dy ndeshje për plasman përfundimtar.

Në ndeshjen ndaj Bullgarisë dallimi është bërë në pritjet e portierëve. Derisa portierët bullgar kanë ndalur më shumë se gjysmën e gjuajtjeve në drejtim të portës së tyre, portierët tanë nuk e kishin ditën dhe kanë bërë fare pak pritje. Poashtu shumë gjuajtje joefikase kishte hendbollisti kryesor i kombëtares tonë Yll Muqolli, që u ndal në tri gola. 

Kosova – Bullgaria 23:29 (10:15)

Kosova: Thaqi, Idrizi 1, Berisha, Maloku 1, Isufi 3, Qerimi, Neziri, Delija 3, Fana, Basholli, Hajdini, Selmani, Vokshi 8, Dukaj, Quni 4, Muqolli 3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat