Austriakët nuk e kursyen Kosovën

Hendboll

Austriakët nuk e kursyen Kosovën

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 11:27
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll ka pasur përballë kombëtaren që vlerësohet favorite për të fituar evropianin e Divizionit B, Austrinë. Kombëtarja nikoqire, Austria, ashtu si pritej ka shënuar fitore. 37:22 ishte rezultati në fund të sfidës së luajtur në Tulln para 250 shikuesve. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:13 për austriakët.

Yll Muqolli me gjashtë gola ishte më efikasi te kombëtarja jonë e re. Katër herë realizoi Elion Vokshi kurse nga tri gola i shënuan Ermal Dukaj e Adonis Isufi. Isufi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes te Kosova.

Austria prinë në grupin B, pasi i ka fituar thellë të gjitha katër ndeshjet e deritashme. Kosova është e pesta, ndërsa është në pritje të fitores së parë. Ka katër disfata, por loja e kombëtares sonë është duke u përmirësuar. Synimi i paraqitjes në këtë evropian është fitimi i përvojës nga djelmoshat e ri për të cilët kjo është ngjarja e parë ndërkombëtare. Grupi i lojtarëve është ende duke u konsoliduar dhe në evropian ka pasur sinjale pozitive.

Rastin për fitore kombëtarja jonë e ka të enjten kur përballet me Bullgarinë që është e fundit në grup. Më pas Kosova i luan edhe dy ndeshje për plasman përfundimtar.

Austria – Kosova 37:22 (21:13)

Kosova: Thaqi, Idrizi 2, Berisha, Maloku, Isufi 3, Qerimi, Nezir, Delija, Fana 1, Basholli, Hajdini, Selmani 1, Vokshi 4, Dukaj 3, Quni, Muqolli 6.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat