Vëllezërit Smakolli vihen në dispozicion të Kosovës

Hendboll

Vëllezërit Smakolli vihen në dispozicion të Kosovës

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 12:54
Vëllezërit Smakolli vihen në dispozicion të Kosovës

Vazhdon trendi i shfaqjes së interesimit të lojtarëve që bëjnë karrierë në vende të ndryshme evropiane për t’iu bashkuar ekipeve kombëtare të Kosovës në hendboll. Ditë më parë Federatën e Hendbollit të Kosovës e vizituan vëllezërit Argjent e Laurent Smakolli që u pritën nga sekretari gjeneral i Federatës, Izet Gjinovci. Në takim u shkëmbyen informata , përkatësisht vëllezërit hendbollist u njoftuan për zhvillimet në hendbollin kosovarë dhe për ecurinë poziive të ekipeve kombëtare të Kosovës. Ndërkohë Argjenti e Laurenti shfaqën interesimin e tyre që t’i bashkohen ekipeve kombëtare të Kosovës. Federata e Hendbollit të Kosovës natyrisht mirëpret shfaqjen e interesimit nga ana e lojtarëve që të bashkohen me Kosovën, por në fund vendimi se kush do të ftohet është e drejtë ekskluzive e përzgjedhësve dhe trajnerëve.
Argjent Smakolli është i lindur më 12 tetor të vitit 1993 dhe bënë karrierë në klubin gjerman TuS Koningsdorf. Është i gjatë 195 centimetra dhe peshon 110 kilogramë. Karriera e Laurent Smakollit ende zhvillohet në kategori të reja. Ai është i lindur më 2 nëntor të vitit 2000, ndërsa është pjesë e ekipit gjerman TVE Bad Munstereifel. Laurenti është i gjatë 183 centimetra dhe peshon 93 kg.
FHK-ja mirëpret vendimin e Argjentint dhe Laurentit që të vihen në dispozicion të kombëtares së Kosovës. Inkurajon edhe lojtarë tjerë që të ndjekin të njëjtën rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat