Bosnja pengon Kosovën, policia e Serbisë i siguron djemtë tanë!

Hendboll

Bosnja pengon Kosovën, policia e Serbisë i siguron djemtë tanë!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2018 Në ora: 12:18
Bosnja pengon Kosovën, policia e Serbisë i siguron djemtë tanë!

Çudi përtej çudive! Autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës nuk i pajisin me viza basketbollistët e kombëtares së Kosovës U-16, për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian që fillon sot në Sarajevë, ndërsa çudia tjetër është se policia e Serbisë ka siguruar kombëtaren e Kosovës në hendboll U-18.

Ky është një rast shumë interesant, Serbia merr përsipër djemtë tanë që mos të kenë probleme nëpër shtetin e tyre, kurse boshnjakët nuk na lejojnë të futemi në shtetin e tyre.

“Në Merdarë kanë pritur tri orë djem tanë, aty i ka marrë policia e Serbisë dhe i ka përcjellë deri në Suboticë, në kufi me Hungarinë dhe për të vazhduar për Austri”, bëri të ditur për gazetën kombëtare "Bota sot", një burim brenda Federatës së Hendbollit të Kosovës. 
Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian në Austri në kuadër të Divizionit B.
Në video mund ta ndiqni se si përcillet kombëtarja e Kosovës nga policia e Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat