Rama i bashkohet Vushtrrisë, Parduzi trajner i ri

Hendboll

Rama i bashkohet Vushtrrisë, Parduzi trajner i ri

Nga: Kemajl Goca Më: 5 gusht 2018 Në ora: 16:06
Burneta Rama në mes

Skuadra e Vushtrrisë ka synime të qarta për edicionin e ri në elitën e hendbollit (femrat): të luftojë për të gjitha trofetë. Kryetari i klubit vushtrrias, Fadil Maxhuni, konfirmoi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se janë përforcuar me hendbollisten e Prishtinës, si dhe kanë emëruar trajnerin e ri. “Hendbolistja Burneta Rama do të jetë lojtare e KH Vushtrria dhe vlen të përmendet që vitin e kaluar ishte zgjedhur hendbollistja më e mirë e Kosovës, e cila pas një lëndimi kishte qëndruar jashtë fushës. Po ashtu ka ndryshime tjera, ku Arben Parduzi do të jetë trajner i Vushtrrisë gjatë këtij sezoni”, bëri të ditur Maxhuni. Vushtrria pretendon të jetë sa më e fortë dhe ta rrisë shikueshmërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat