Kosova përgatitet në Gjakovë

Hendboll

Kosova përgatitet në Gjakovë

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 14:01
Kosova përgatitet në Gjakovë

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendoll është duke u përgatitur në Gjakovë për ndeshjet që i luan në kuadër të kampionatit evropian. 18-vjeçarët janë grumbulluar të dielen dhe po punojnë me përkushtim për sfidat që i presin më vonë këtë muaj. Në kuadër të përgatitjeve, Kombëtarja U-18 do t’i luajë dy ndeshje miqësore, përkatësisht stërvitore-kontrolluese, ndaj kombëtares së Malit të Zi. Të dy ndeshjet luhen në Gjakovë dhe ato do t’i shërbejnë shtabit teknik për të formësuar mëtej lojën e kombëtares tonë dhe për të parë formën e lojtarëve. Ndeshja e parë luhet të premten (sot) prej orës 19:30, ndërsa e dyta të shtunën prej orës 13:00.

Javën tjetër 18-vjeçarët do të udhëtojnë për në Austri ku i luajnë ndeshjet e kampionatit evropian, Divizioni B. Kosova është në grupin B së bashku me Sllovakinë, Austrinë, Holandën, Letoninë dhe Bullgarinë. Mali i Zi është poashtu në Divizionin B dhe bënë pjesë në grupin A.

Kombëtarja jonë ndeshjen e parë e luan ndaj Holandës, më 10 gusht. Në korrik në evropian është paraqitur kombëtarja U-20 që kishte paraqitje të mira në Mal të Zi. Edhe për kombëtaren U-18 shpresohet në paraqitje pozitive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat