Kastrioti i merr edhe një lojtar Prishtinës

Hendboll

Kastrioti i merr edhe një lojtar Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 1 gusht 2018 Në ora: 11:34
Kastrioti i merr edhe një lojtar Prishtinës

Klubi me renome Kastrioti nga Ferizajt, duket se e ka ndërmend t’ia marrë disa nga hendbollistët kryesorë Prishtinës.

Pas Ben Sylës dhe Deniz Terziqit, Kastrioti ia rrëmben edhe portierin Liridon Esatin. “Përforcohemi me një lojtar të ri, në fakt kthejmë portierin ferizajas i cili ishte pjesë e Prishtinës, Liridon Esati”, bëhet e ditur nga klubi.

Përveç këtyre tre lojtarëve, Verim Zherka edicionin e kaluar ka qenë trajner në Prishtinë, tani është te Kastrioti. Luftë mes Prishtinës dhe Kastriotit, të paktën se kush mund t’i marrë me shumë lojtarë njëra – tjetrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat