Taib Kabashi trajner i ri i Prishtinës?

Hendboll

Taib Kabashi trajner i ri i Prishtinës?

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2018 Në ora: 11:34
Taib Kabashi trajner i ri i Prishtinës?

A po rikthehet në krye të Prishtinës, Taib Kabashi? Burimet e afërta me klubin nga kryeqyteti thonë se Kabashi është afër që të firmos me Prishtinën. Gjasat janë që Kabashi të rikthehet në Prishtinë pas disa viteve.

Ndërsa ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga asnjëra palë, por siç merret vesh, Kabashi me kryesinë e Prishtinës po flasin tash e  sa ditë pas perdeve dhe pritet në çdo moment të merren vesh.

Mbetet të shihet gjithçka brenda një kohë se vërtet Kabashi po rikthehet në Prishtinë për të zëvendësuar largimin e Verim Zherkës, që është emëruar trajner në KH Kastrioti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat