Në vitet e 80-ta Kosova ka pasur yje të sportit në shumë disiplina sportive dhe ende përmenden me krenari nga gjeneratat e vjetra. Ndër ta ka qenë edhe ish hendbollisti ferizajas, Hasan Bajrami, aktualisht jeton e vepron në Belgjikë.
Atëkohë Bajrami ka qenë yll i ekipit siç quhej atëkohë Borci, pastaj kishte shkuar edhe në Pelister të Manastirit dhe në klube të tjera.
“Një ndejë e këndshme me ish hendbollistin e gjeneratës së artë, të ish KH Borcit, Hasan Bajrami”, shkruan Ahmet Hysenaj-Petrova, ish kryetar i KH Kastriotit.