Kosova sfidohet nga arabët

Hendboll

Kosova sfidohet nga arabët

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 15:00
Kosova sfidohet nga arabët

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll, por me mungesa të shumta në përbërje, do të luajë dy ndeshje miqësore-kontrolluese në Slloveni. Kombëtarja jonë do të ketë përballë kombëtaren e Arabisë Saudite, ndërsa ndeshjet shërbejnë për të fituar përvojë për djelmoshat e rinj dhe për të provuar disa emra të rinjë. Kombëtarja të shtunën është nisur për në Slloveni, ndërsa ka arritur në këtë vend të dielen. Ndeshja e pare luhet të martën ndërsa e dyta të mërkurën. Ekipi kombëtar është i kombinuar për këto dy sfida. Janë ftuar lojtarë të rinjë si Dymal Kernaja, Valon Istrefi e Rron Ramadani. Përzgjedhësi Taip Ramadani nuk ka mundur të llogaris në gjashtë lojtarë të Besa FamGas që tashmë kanë nisur stërvitjet me skuadrën e tyre. Poashtu për shkak të orarit dhe të angazhimit në klubet e tyre nuk është llogaritur në lojtarët që bëjnë karrierë në Zvicër, Gjermani e Suedi. Kombëtarja pritet të vazhdojë me miqësore cilësore edhe në vjeshtë. Në tetor janë planifikuar ndeshje me Luksemburgun dhe Turqinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat