Edhe një humbje e Kosovës

Hendboll

Edhe një humbje e Kosovës

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 10:42
Edhe një humbje e Kosovës

Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të kampionatit evropian (Divizioni B), që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Pasi të premten pësoi nga Holanda (34:21), kombëtarja jonë të dielen humbi nga Çekia me rezultat 22:15. Por rezultati përfundimtar nuk u vlerësua pasqyrë reale e asaj që ekipet shfaqen në fushën e lojës. Epërsia e çekëve është dukshëm më e lartë se që ishte dallimi mes dy kombëtareve. Sikur lojtarët tanë të ishin më të vëmendshëm dhe sidomos më të saktë nga disa pozita të pastërta, vetëm me portier, rezultati do të ishte dukshëm më i ngushtë dhe nuk do të përjashtohej edhe fitorja. Përkundër humbjes kombëtarja jonë ishte në nivel, sidomos në mbrojtje, në krye me portierin Arti Luzha, që u shpall lojtar i ndeshjes.

Rezultati ka qenë i ngushtë gjatë tërë takimit. Çekët kanë avantuar vazhdimisht me një deri në tri gola, ndërsa në minutat e fundit lojtarët e Kosovës kanë humbur katër-pesë raste ideale. Këtë e shfrytëzoi kundërshtari që ngriti epërsinë në shtatë gola, por që realisht nuk e tregon raportin e forcave në terren.

Kombëtarja jonë të hënën përballet me Moldavinë, prej orës 13:00. Në kuadër të grupit A më pas luan edhe me Austrinë dhe Bullgarinë. Në kampin e Kosovës ka shpresë se fitorja e parë do të vie ndaj moldavëve.

Kosova – Çekia 15:22 (6:9)

Kosova: Arti Luzha, Labinot Gubetini, Besian Abazi, Arben Dugolli 2, Drenit Tahirukaj 2, Lulzim Shabani 1, Etrit Hoxha 2, Adrian Halili 2, Festim Mustafa 1, Flakrim Beqiraj, Jon Muqolli 3, Elion Vokshi, Atdhe Basholli, Agon Bajqinovci 2, Bardh Berisha, Yll Muqolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat