Kosova katastrofë në pjesën e dytë kundër Holandës! Muhaxheri me dhimbje koke

Hendboll

Kosova katastrofë në pjesën e dytë kundër Holandës! Muhaxheri me dhimbje koke

Nga: Kemajl Goca Më: 20 korrik 2018 Në ora: 17:54
Kosova U 20

Dobët shumë dobët në përballje me Holandën sidomos në 30 minutat e pjesës së dytë. Kosova U-20 i nisi me humbje kualifikimet për Kampionatin Evropian U-20 në hendboll (meshkujt). Holanda triumfoi me rezultat 34:21 (13.11) kundër Kosovës U-20, në kuadër të grupit A. Në 30 minutat e parë Kosova u tregua mjaft e mirë, por periudha e dytë e lojës ka qenë katastrofë dhe nuk arritën të luajnë sikurse në të parën.  Te Holanda u shqua Stijweg Sybren me 9 gola, i ndihmuar nga Stavast Ivar me 7, ndërsa te Kosova Jon Muqolli me 7 gola e Drenit Tahirukaj me 5. Në fakt, përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës U-20, Fatmir Muhaxheri, u bë me dhimbje koke sepse nuk mund të besonte se çfarë ngjau në pjesën e dytë! Me 22 korrik Kosova takohet me Çekinë, duke filluar në orën 17.00.

Holanda-Kosova 34:21

Palestra në Podgoricë. Gjyqtarë: Yann Carmaux,Julien Mursch.

Shtatëshet: Ho 5 (5) – Ko. 5 (4).

Përjashtimet: Hol. 10 min. Ko. 12 min.

Holanda: Stijweg Sybren 9, Wielage Rick 1, Claessens Tim 4, Versteijnen Niels 3, Kooij Lars 1, Versteegden Bram 1, Jansen Tom        2, Baas Lex, Roefs Jeroen, Bourget Florent 1, Visser Sander 3, Stavast Ivar 7, Smit Alec, Jansen Sverre 2.   

Kosova U-20: Labinot Gubetini 2, Besian Abazi, Arben Dugolli, Drenit Tahirukaj 5, Lulzim Shabani 3, Etrit Hoxha, Adrian Halili, Festim Mustafa, Jon Muqolli 7, Elion Vokshi 3, Atdhe Basholli, Agon Bajqinovci dhe Ylli Muqolli 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat