Sportistet janë ambasador të Kosovës

Hendboll

Sportistet janë ambasador të Kosovës

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 13:44
Kosova U-20

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi z.Skender Durmishi vizitoi kampin e Kombëtares së Kosovës U20 i cili gjendet  në Hotel Verde ne Podgoricë, para ndeshjes së parë të Kampionatit Evropian Holandë - Kosovë qe zhvillohet sot në ora 15 këtu në Podgoricë.
Kjo është ndeshja e parë ne kuaderr te grupit A, ne te cilin janë edhe Austria, Holanda, Kosova, Moldavia, Bullgaria dhe Çekia.
Ambasadori z.Skender Durmishi në takim me djelmoshat e përfaqësueses dhe stafin teknik thejsoo rëndësinë e paraqitjes ne këtë evropian, me shpresë të arrihen rezultate sa me pozitive ngase sportistët janë ambasador të Kosovës, çka na bëjnë te mburremi me ta.
Vizita e ambasadorit Durmishi la përshtypje te mëdha tek djelmoshat tanë te cilët ambasadorit Durmishi i dhuruan edhe një fanellë të Kosovës dhe besojmë që sot pasdite me Holandën te kenë angazhim maksimal dhe rezultat sa më pozitiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat