Trajneret femra të volejbollit dhe hendbollit, dikur dikush mori mbi 1000 euro pagë!

Hendboll

Trajneret femra të volejbollit dhe hendbollit, dikur dikush mori mbi 1000 euro pagë!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 korrik 2018 Në ora: 13:27
Vildane Jashari me numër 9

Kush mund të lavdërohet se ka trajneret më të suksesshme, volejbolli apo hendbolli në Kosovë? Dikush mund të mburret më shumë e dikush më pak, por dikush nga federatat ka një mijë e një arsye që të rrah gjoks sepse disa lojtare i ka pasur edhe jashtë vendit e sot janë trajnere mjaft të vyeshme! Hendbolli ka në Superligë katër femra trajnere. Shqipe Tahiri, ka qenë prej lojtareve më të dëshmuara dhe një trajnere e vyeshme, gati sa e bëri kampione Vushtrrinë! Shqipja ka qenë edhe reprezentuese e Kosovës dhe kryesisht me një karrierë të bujshme brenda vendit tonë!

Image

Shqipe Tahiri

Zijevare Loshi-Salihu, është një trajnere dhe emër i respektuar i hendbollit, që drejton Prishtinën. Zijaverja është e vetmja që ka qenë në rangun federativ të ish Jugosllavisë. Pra në Prishtinën që garonte në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë.

Image

Zijavere Loshi me Prishtinën në vitet e 70-ta

Lirie Muhaxheri ish lojtare e dëshmuar, anëtare e kombëtares së Kosovës dhe aktualisht trajnere në KH Kastrioti të Ferizajt.

Image

Lirie Muhaxheri

Lirie Muhaxheri asnjëherë nuk ka luajtur në ndonjë klub përtej kufijve të Kosovës, por kryesisht te Kastrioti dhe Kosova e Vushtrrisë. Fatmire Basholli, lojtare e Samadrexhës (ish Vicianet) dhe reprezentuese e Kosovës, tani trajnere në Samadrexhë, prej më të shquara në vendin tonë. Në hendboll pagat nuk kanë qenë aq të larta (200-500 euro), varësisht se si ka qenë gjendja në klubet ku veprojnë të lartpërmendurat.  Trajneret e volejbollit, si Vildane Jashari dhe Ganimete Gërbovci, kanë një mijë e një arsye që të lavdërohen për dallim nga trajneret e hendbollit. Vildanja është trajnere në KV Kastriotin e Ferizajt, fituese e Kupës së Kosovës, një ish lojtare e jashtëzakonshme,  reprezentuese e Kosovës dhe në vitin 2007 ka luajtur edhe për ekipin italian, Dannunziana Volley nga Pescara, ndërsa në vitin 2002-2003 në klubin e njohur shqiptar Teuta nga Durrësi. Ganimete Gërbovci ish reprezentuese e Kosovës, prej volejbollisteve më të mira, drejton KV Prishtina F. dhe e ngriti nga Liga e parë në Superligë. Ganimetja ka luajtur edhe jashtë vendit përkatësisht në vitin 2007 në ekipin e Dannunziana Volley nga Pescara.

Image

Ganimete Gërbovci

Burimet tona bëjnë të ditura se Vildanja dhe Ganimetja janë paguar me një pagë mjaft të mirë, 1000 deri 1200 euro, pra me një pagë mujore sa ishin në klubin italian. Dy ish lojtare më të paguara krahas ish volejbollistes Shemsije Asllanaj! Vildanja është paguar mirë edhe në Teutë, por shifrat nuk bëhet të ditura, kurse për Ganimeten merret vesh se në ish Mabetex-in e Prishtinës ka pasur një pagë të majme 600-800 euro!  Volejbolli del që ka paguar më mirë në krahasim me hendbollin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat