Shala: Kemi pas pak fat që nuk do të përballemi me skuadrat Spanja dhe Portugalia

Hendboll

Shala: Kemi pas pak fat që nuk do të përballemi me skuadrat Spanja dhe Portugalia

Nga: Kemajl Goca Më: 18 korrik 2018 Në ora: 10:44
Faruk Shala

Fituesi i Kupës, Istogu, përballet me klubin nga Italia, Pallamano Cassano Magnago, në kuadër Challenge Cup (femrat) në hendboll. Italianet janë mjaft të mira dhe pa dyshim është prej sprovave më të vështira për vashat e Istogut.

“Mendoj që shorti nuk është aq i keq, kemi shpresuar edhe për më shumë fat duke marrë parasysh qe kemi qenë në vazon bartëse, por sido që të jetë edhe skuadra italiane është e pranueshme për ne ngase  mund të themi qe kemi pas pak fat që nuk do  të përballemi me skuadrat nga Skandinavia, Spanja dhe Portugalia, që nuk i doja realisht në short.

Ne qysh tani jemi në konsultime me udhëheqësit e klubit dhe donatorët, shpresojmë në përkrahjen e tyre dhe të komunës dhe varësisht nga përkrahja e tyre bashkarisht do t'i paraqesim synimet tona. Shpresojmë që gjithçka të shkon ashtu si dëshirojmë t’ia arrijmë të sigurojmë mjetet e mjaftueshme financiare, të përforcohemi me dy lojtare nga jashtë vendit, me qëllim qe t'i befasojmë italianet dhe të jemi skuadër e denjë në Challenge Cup”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Faruk Shala, kryetrajner i Istogut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat