Istogu ndeshet me italianet

Hendboll

Istogu ndeshet me italianet

Nga: K. G. Më: 17 korrik 2018 Në ora: 13:25
Ilustrim

Fituesi i Kupës së Kosovës. Istogu, përballet me klubin nga Italia, Pallamano Cassano Magnago, në kuadër Challenge Cup në hendboll. Italianet janë mjaft të mira dhe pa dyshim prej sprovave më të vështira për vashat e Istogut. “Hendbollistet e Istogut do të përballen me italianet e Pallamano Cassano Magnago në raundin e 3 të EHF Challange Cup. Cassano Magnago ndodhet 10 kilometra nga aeroporti i Milanos. Ndeshjet zhvillohen në fillim të muajit nëntor, në ndeshjen e parë KHF Istogu do të jetë mikpritës i skuadrës italiane që do të duhej të zhvillohej në Istog nëse palestra do të jetë gati, në të kundërtën në palestrën ‘Karagaçi’ në Pejë. Ndeshja e kthimit pas një jave në Itali”, bëhet e ditur nga Istogu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat