Si e sheh e KH Prishtinën Kastrati?

Hendboll

Si e sheh e KH Prishtinën Kastrati?

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2018 Në ora: 19:14
KH Prishtina

Hendbollisti më përvojë i Prishtinës, Kushtrim Kastrati, shpreson se rival do të kenë një ekip me pak konkurrent në garat Evropiane. Ai me padurim pret shortin e Kupave Evropiane që tërhiqet nesër në Vjenë. “Jemi të përgatitur dhe lojtarët janë duke vazhduar përgatitjet personale, ndërsa si ekip së shpejti do të tubohen për përgatitjet tjera të përbashkëta.

Sa për short shpresojmë që në fazën e parë të kemi një ekip që është më pak konkurrente”, thotë Kastrati për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Si e sheh e Prishtinën në edicionin e ri dhe çfarë i duhet më shumë? “Tashmë është faza e kalimeve dhe e përforcimeve, ndërsa në këtë aspekt ka disa ndryshime pozitive në ekip. Besoj që edhe këtë sezon do të jemi pretendent për titull”, tha ai. 

Më tutje hendbollisti thotë se ka disa lëvizje nëpër klubet tjera. “Ka disa lëvizje pozitive nëpër klube në aspektin e përforcimeve dhe organizimeve në krahasim me vitet e kaluara. Shpresoj dhe besoj që këtë vit do të kemi hendboll më cilësor”, ka thënë Kastrati. Kë e sheh rival për kreun e tabelës? “Prishtinën! Është e vetmja që qëndron në krye por edhe ekipet tjera janë të njëjtit nivel, me ndonjë nuancë më pak ose më shumë”, thotë Kastrati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat