Dijana apo shqiptarja e vetme me medalje të argjendtë në sportet kolektive

Hendboll

Dijana apo shqiptarja e vetme me medalje të argjendtë në sportet kolektive

Nga: Kemajl Goca Më: 5 korrik 2018 Në ora: 13:30
Dijana apo shqiptarja e vetme me medalje të argjendtë në sportet kolektive

Hendbollistja më e mirë shqiptare, Dijana Ujkiç, ka ambicie të mëdha për edicionin e ri që fillon në muajin shtator. Ajo luan me sukses për kampionin e Malit të Zi, Buduçnosti nga Podgorica dhe është anëtare e kombëtares së Malit të Zi. 

Dijana është shqiptarja e vetme me medalje të argjendtë në Lojërat Mesdhetare sa i takon sporteve kolektive. Duhet kujtuar se, në finalen e Lojërave Mesdhetare, Dijana me Malin e Zi kishin humbur me rezultat 27:23 nga Spanja.

Image

Bile Dijana ka qenë prej më të mirave në finale, me gjithsej shtatë gola të realizuara. Njohësit e hendbollit presin një Dijanë edhe më të fuqishme në edicionin e ri. Krejt në fund, mjerisht Kosovës i mungon një profil sikurse i Dijanës sepse po të kishim lojtare të këtij nivelit, sot hendbolli në vendin tonë do të ishte rival i denjë me skuadrat e rajonit dhe të Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat