Disa vëzhgues të hendbollit i dëgjojnë trajnerët kur i shajnë me nënë gjyqtarët dhe federatën...

Hendboll

Disa vëzhgues të hendbollit i dëgjojnë trajnerët kur i shajnë me nënë gjyqtarët dhe federatën...

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2018 Në ora: 18:46
Disa vëzhgues të hendbollit i dëgjojnë trajnerët kur i shajnë me nënë gjyqtarët dhe federatën...

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkuj e femra) 2018-19, sipas këtyre zhvillimeve të deritashme, nuk duket se do të sjellë ndonjë të re! Me gjasë do të jetë e njëjta këngë sikurse në vitin e kaluar. Por Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës, duhet në njërën nga mbledhjet e saja, të marrë vendime të qarta dhe t’ia bëjë me dije edhe Komisionit të Garave, edhe vëzhguesve, se sjelljet e pahijshme të disa trajnerëve nuk duhet të tolerohen.  Ka raste kur shahet referi me nënë ose edhe disa iks persona të federatës me emra, por disa nga vëzhguesit i heshtin ato raste dhe nuk i regjistrojnë!

Pse do të ishte e mirë të raportohen fyerjet dhe të sanksionohen? Sepse kur një trajner shanë me nënë e me çka ka një refer, ose iks person të federatës, kjo nuk është pasqyrë e mirë edhe për lojtarët apo lojtaret që janë në fushë, për faktin se është një kulturë e ultë dhe që do ta bartet te brezi i ri se vërtetë ashtu duhej të sillen si rrugaç! Prandaj, për fyerje publike dënime duhet të jenë më shumë se gjashtë muaj, ndryshe t’i merret përjetë licenca trajnerit ose trajneres, ndryshe nuk mund të kultivojmë kulturë sportive!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat