Kosova në grup me Izraelin, Ukrainën dhe Sllovakinë

Hendboll

Kosova në grup me Izraelin, Ukrainën dhe Sllovakinë

Nga: Kemajl Goca Më: 19 qershor 2018 Në ora: 16:01
Kosova

Kombëtarja e Kosovës është në grup të fortë për parakualifikimeve për Kampionatin Botëror – Japonia 2019 në hendboll (femrat). Në Glasgow është hedhur shorti për fazën e parë të kualifikimeve dhe Kosova është në grupin 1 me Izraelin, Ukrainën dhe Sllovakinë.

Një sprovë e vështirë edhe për përzgjedhësin e Kosovës, Agron Shabani, por që shpreson se do të studiojë secilën nga këto rivale dhe njëherësh të përgatiten për këto sfida të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat