Hungarezët presin përkrahje edhe nga Kosova

Hendboll

Hungarezët presin përkrahje edhe nga Kosova

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 15:58
Ambasadori Markusz është pritur në një takim të ngrohtë nga presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz të enjten ka qëndruar për vizitë në Federatën e Hendbollit të Kosovës. Ambasadori Markusz është pritur në një takim të ngrohtë nga presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini.

Vizita e Ambasadorit Markusz kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit me FHK-në që edhe deri më tani ishte në nivel të lartë. Në takim u diskutua sidomos për kërkesën e hungarezëve për FHK-në për t’iu ndihmuar në Kongresin e Federatës Evropiane të Hendbollit që mbahet në Glasgow të Skocisë më vonë këtë muaj. Hungaria dhe Sllovakia kanë shprehur interesim për të organizuar kampionatin evropian të vitit 2024 dhe për të fituar organizimin e këtij evropiani, hungarezët presin përkrahje edhe nga Kosova.

Në takim është biseduar edhe për çështjen e vizave për sportistët e Kosovës. Si deri më tani, Hungaria ka premtuar përkrahje për FHK-në dhe hendbollistët e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat