Kështu shqiptarja e trullosi portieren italiane

Hendboll

Kështu shqiptarja e trullosi portieren italiane

Nga: Kemajl Goca Më: 5 qershor 2018 Në ora: 11:57
Dijana Ujkiç

Hendbollistja më e mirë shqiptare, Dijana Ujkiçi, ka qenë prej më të dalluarave në petkun e kombëtares së Malit të Zi, e cila e mposhti me rezultat 28:22 Italinë, në xhiron e fundit të grupit 2 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Dijana shënoi pesë gola, por njëra nga to ka qenë e veçantë dhe që është edhe në faqen zyrtare të Federatës së Hendbollit Evropian (EHF).

Dijana me një veprim të shpejt e kishte trullosur portieren italiane, duke e u vlerësuar si goli më i bukur pothuajse i kësaj xhiroje. Mali i Zi me gjashtë fitore rresht siguroi biletën për në Kampionatin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat