Tifozi i mërzitur: Pse Prishtinës po i mungojnë tifozët?

Hendboll

Tifozi i mërzitur: Pse Prishtinës po i mungojnë tifozët?

Nga: K. G. Më: 28 maj 2018 Në ora: 18:17
Pamje nga ndeshja e djeshme

Klubi i hendbollit Prishtina (meshkujt) nuk ka shikueshmëri, më së miri u pa në takimin e finales së play-off-it të së dielës, ku në palestër nuk kishte më shumë se 100 shikues, në ballafaqim me kampionin e ri, Besa FamGas nga Peja.  “Prishtinës i mungoi lojtari i 8-të. Ndeshja u duk si të luhej në Pejë e jo në Prishtinë më shumë tifoz për Besën se për Prishtinën. Prishtina deri në fillim të pjesës së dytë zhvilloi një lojë të mirë por Besa kishte lojtar me eksperiencë dhe e kthyen ndeshjen. Prishtina lojtar të lënduar dhe prapë është sukses për lojën që zhvilloi. Prishtinës në hendboll po i mungojnë tifozët dhe qytetarët e Prishtinës, nuk po e di pse është kjo.  Kohën e fundit edhe në sportet tjera mungojnë.

Me siguri të kishte tifoz që në zemër kanë Prishtinën në sport dhe sa më shumë qytetar të Prishtinës gjithçka kishte me qenë ndryshe. Kur ne si qytetar të Prishtinës të zhvillojmë kulturë për të ndjek sportin e Prishtinës, pa dallim rëndësisë së ndeshjes atëherë do të kemi zhvillim në të gjitha sportet. Me shpresën që 2018/2019 t’i kemi palestrat me tifoz”, shkruan tifozi më i flaktë i Prishtinës, Besart Reçica. Besa FamGas fitoi në Prishtinë me rezultat 34:28 dhe në seri të fitoreve 2:0 shpallen kampionë të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat