Motrat Bislimi që dikur mburrej qyteti, por sot ku janë?

Hendboll

Motrat Bislimi që dikur mburrej qyteti, por sot ku janë?

Nga: Kemajl Goca Më: 18 maj 2018 Në ora: 16:16
Shqipe e Emine Bislimi

Motrat Bislimi, Eminja dhe Shqipja, pak kush që nuk i njeh në qytetin e Ferizajt sidomos nga gjeneratat e vjetra. Ato kanë qenë hendbolliste të dëshmuara në periudhën e viteve të 80-ta kur luanin në petkun e ish Borcit, tani KHF Kastrioti.

Si Shqipja si Eminja, ishin makineri e ekipit që atëkohë mburrej me to qytet. Kalibër si këto lojtare ende nuk ka në qytetin e Ferizajt, kështu disa nga gjeneratat e vjetra.

Image

Nga libri i prof. Ismet Jupës

Fundja, motrat që rrjedhin nga një familje sportistësh, Adem Bislimi ka qenë lojtar që i takon gjeneratës së artë të KH Borcit, kurse Jeton Bislimi, portier i futbollit dhe tani është talenti i madh Uran Bislimi që luan për të rinjtë e FC Baselit.  Ku janë motrat e shquara të asaj kohe? Shqipja jeton e vepron në Gjermani, kurse Eminja është anëtare e kryesisë së KHF Kastriotit. 

Shqipja ka edhe burrin trajner të futbollit, pra është Ramiz Krasniqi dhe fëmijët sportistë. Arjeta është futbolliste, Astriti dhe Arjetoni janë futbollistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat