Lirija në ‘kali të bardhë’, heshti gojëkëqijtë!

Hendboll

Lirija në ‘kali të bardhë’, heshti gojëkëqijtë!

Nga: K.G. Më: 15 maj 2018 Në ora: 15:51
Lirije Muhaxheri

Raportohet se trajnerja e Kastriotit të Ferizajt, Lirije Muhaxheri, po ndihet shumë rehat dhe sikurse në kali të bardhë sepse ka heshtur disa gojëkëqij në qytetin e saj!

E para, mburret se me ekipin e saj luajti në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në hendboll (femrat), por fati sportiv ia ktheu shpinën, kur në sekondën e fundit e humbi finalen me rezultat 21:20 nga Istogu. E dyta, është ballëlart se disa kishin vënë bast se në gjysmëfinale skuadra e saj do të pësoi debakël nga Shqiponja, përkundrazi e fitoi me 29:28.

E treta, si vajzë nuk i besonin shumë dhe parashikohej se klubi do të pësoi rënie, por ndodhi e kundërta. “Liria heshti disa gojëkëqijtë në qytet dhe tani pak ose fare nuk merrem me të”, tha një burim i afërt me trajneren ferizajase. Lirija tash ka hapur planin, kërkon pjesëmarrjen në garat evropiane, por me disa përforcime të reja nga vendi apo nga rajoni, gjithçka është e mjegulltë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat