Mirë me Muharrem Svarqën, mirë me Agim Aliun!

Hendboll

Mirë me Muharrem Svarqën, mirë me Agim Aliun!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 maj 2018 Në ora: 11:56
Në foto djathtas: Enver Haliti, Xhavit Morina, Muharrem Svarqa, Ahmet Hysenaj-Petrova, Sami Çerkini dhe Refik Sadriu. Ulur Bellma Beba.

Në të gjitha komunat e Kosovës, klubet sportive pothuajse shumica janë të varura edhe nga ndihma financiare nga Komuna, aty ku veprojnë e ekzistojnë. Sidomos janë të varura  sportet me dorë që janë si gjithmonë në krizë. Çdo pushtet që vjen gjithsesi se duhet të jesh mirë me pushtetin dhe sigurisht te ato klubet si gjithmonë që kërkojnë ndihmë, gjithmonë me arsyetimin se përfaqësojnë interesin e qytetit. Një praktikë e mirë apo jo! Edhe pse klubet duhet të gjejnë sponsorin e përgjithshëm dhe të zhveshen nga ajo ndihmë e Komunës, pavarësisht i takon Prishtinës, Ferizajt, Gjilanit, Drenasit, Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Mitrovicës, Kaçanikut, Deçanit etj.  

Image

Ahmet Petrova e Agim Aliu

Deri në vitin 2017 Muharrem Svarqa ka qenë kryetar i Komunës, tani është Agim Aliu. Mund ta marrin një shembull, se sa ishte Svarqa në krye të Komunës, të gjithë e kishin mirë me pushtetin e tij, tash e kanë mirë me pushtetin  e Agim Aliut. Ky është një shembull i mirë, se nuk shikojnë ngjyrat politike.

 Ahmet Hysenaj-Petrova, një kontribuues i madh i sportit sidomos i hendbollit, e ka pasur mirë me Svarqën dhe mirë me Aliun, por tani më nuk është kryetar klubi, por merret vesh se do ta marrë Vjosën e Shtimes (femrat). Prandaj, jo vetëm në Ferizajt, por në çdo klub mundohen të mbahen sa më afër pushtetit, por e mira është të gjejnë sponsorin dhe të jenë të pavarur. Në foto djathtas: Enver Haliti, Xhavit Morina, Muharrem Svarqa, Ahmet Hysenaj-Petrova, Sami Çerkini dhe Refik Sadriu. Ulur Bellma Beba, ish hendbolliste e Kastriotit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat