Gjuka: I kemi ditur pikat e forta të Prishtinës

Hendboll

Gjuka: I kemi ditur pikat e forta të Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 7 maj 2018 Në ora: 19:04
Egzon Gjuka me bashkëlojtarë

Besa vazhdon sundimin në hendbollin e Kosovës. Pejanët kremtojnë suksesin në Kupën e Kosovës dhe tani synojnë ta mbrojnë edhe titullin e kampionit. Besa FamGas ngadhënjeu me rezultat 31:29 kundër Prishtinës, në një finale dramatike të zhvilluar në palestrën e sportit ‘Karagaçi’ në Pejë.

Finalja përmbushi parashikimet si për nga rivaliteti, gjithsesi edhe për nga cilësia, mjerisht jo edhe nga shikueshmëria.  Hendbollisti Egzon Gjuka ka qenë protagonist i triumfit të pejanëve,  me 12 gola të realizuara. Gjuka tha se klubi i tij është më i organizuar dhe më cilësori në vend, duke shpreh bindjen se do ta fitojnë edhe titullin e kampionit.

“Bota sot”: Vazhdon sundimi i Besës, një fitore me 31:29 kundër Prishtinës, ka qenë më e vështirë se sa keni menduar?

Egzon Gjuka: E kemi ditur që do të jetë një lojë e vështirë, pasi që ishte finale dhe i kemi ditur pikat e forta të Prishtinës, por mund të themi se ishte fitore pak më e vështirë sesa që e kemi menduar.

“Bota sot”:  Tani lufta për titull me të njëjtin rival, si e sheh Besën?

Egzon Gjuka: Përformanca ime është meritë e gjithë klubit dhe bashkëlojtarëve, pasi që dihet se jam kthyer nga një lëndim mjaft i rëndë para 7 muajve dhe hap pas hapi po arrij të rikthehem në formë të mirë dhe për këtë do të doja të falënderoja fiziaterapeutin e klubit Besa FamGas, Gent Panduri dhe gjithë klubin për kujdesin ndaj meje, po në finale besoj se do të takohemi me Prishtinën përsëri dhe besoj që as këtë vit nuk do të lëmë vend për befasi dhe do të vazhdojmë me dominimin në hendbollin e Kosovës.

“Bota sot”: Çfarë i duhet tani Besës?

Egzon Gjuka: Besës i duhet të vazhdoj me punë të njëjtë dhe me angazhim maksimal në çdo ndeshje deri në fund të sezonit.

“Bota sot”: A mendoni se ka qenë kampionat më cilësor?

Egzon Gjuka:Po, këtë vit ka qenë kampionati më cilësor sesa vitet e kaluara, por ende nuk është ashtu si duhet të jetë dhe shpresoj që vitin tjetër të kemi më shumë skuadra që do të konkurrojnë për kampion.

 “Bota sot”: A jeni në formën më të mirë?

Egzon Gjuka:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat