Samadrexha mbetet në Superligë

Hendboll

Samadrexha mbetet në Superligë

Më: 7 maj 2018 Në ora: 10:33
KH Samadrexha

Hendbollistët e Samadrexhës edhe në edicionin e ardhshëm do të garojnë në Superligën e Kosovës në hendboll. Samadrexha kampionatin e përfundoi në pozitën e parafundit (9) në Superligë dhe për të ruajtur statusin e anëtares së ligës elitare, është dashur të fitojë ndeshjen e plejautit. Këtë e bëri të dielen në mesditë në palestrën “Karagaçi” në Pejë.
Në ndeshjen e plejautit, Samadrexha e mposhti Dukagjinin e Klinës me rezultat 28:22. 12:8 ishte rezultati pas pjesës së parë. Te Samadrexha më efikasi ishte M. Jashari me tetë gola. Nga gjashtë herë shënuan D. Basholli e A. Maloku. Te Dukagjini u dallua Y. Muqolli me 11 gola.
Nga Superliga është larguar Llapi, ndërsa në Superligë ka kaluar Drenica. Drenica doli kampion në Ligën e Parë.

Samadrexha – Dukagjini 28:22 (12:8)

Samadrexha: Bunjaku, B. Maloku 2, A. Basholli, A. Maloku, A. Sopjani, F. Maloku 2, Jashari 8, S. Maloku 1, D. Basholli 6, Sadiku 3, A. Maloku, Bunjaku, A. Maloku 6

Dukagjini: Coli, Zenunaj, Belegu, Y. Muqolli 11, Quni 1, Idrizi 4, Tanushi, Rraci 4, Arm. Tanushi 2, Arl. Tanushi, Tigani, Foniqi, Sopaj, Kqiraj, Demaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat