Finalet e sikletshme në Pejë!

Hendboll

Finalet e sikletshme në Pejë!

Më: 6 maj 2018 Në ora: 12:29
Pamje nga një ndeshje

E diela do të jetë ditë e hendbollit. Në palestrën “Karagaçi” në Pejë nesër do të luhen ndeshjet finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Nga ora 17:00 zhvillohet finalja në konkurrencë të femrave, ndërsa takohen Kastrioti e Istogu. Në gjysmëfinalet e luajtura të premten po në Pejë, Kastrioti fitoi ndaj Shqiponjës me rezultat 29:28, ndërsa Istogu poashtu me një gol dallim e mposhti Vushtrrinë. Rezultati i këtij takimi ishte 20:19. Pritet një ndeshje e fortë, që do të ofrojë rivalitet e hendboll cilësor. Istogu është i treti në Superligën A, ndërsa Kastrioti i pari në Superligën B. Pritet që skuadrat të kanë përkrahje edhe të shikuesve.

Prej orës 19:15 luhet finalja në konkurrencë të meshkujve mes Prishtinës dhe Besa FamGas. Besa është e para në Superligën A, ndërsa Prishtina e dyta. Këto dy skuadra pritet të luftojnë edhe për titull, por fillimisht duhet të vendosin se kush do ta fitojë Kupën. Në gjysmëfinale, të premten, Prishtina fitoi ndaj Trepçës me rezultat 29:22, kurse Besa FamGas e mposhti Kastriotin me rezultatin 32:23.

Besës humbjen e vetme këtë edicion ia ka shkaktuar Prishtina. Ndërkohë tri humbjet e vetme Prishtina i ka nga Besa. Ndeshjet e forta të deritashme mes dy skuadrave vlerësohen si paralajmërim për një finale cilësore. Shpresohet poashtu në numër të madh shikuesish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat