Fetahu: Forca e Prishtinës, kundërsulmet

Hendboll

Fetahu: Forca e Prishtinës, kundërsulmet

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2018 Në ora: 15:43
Lindrit Fetahu

Prishtina duket shumë komode para sfidës me Trepçën nga Mitrovica, në ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Ndeshja luhet nesër në orën 16.00 në palestrën e sportit ‘Karagaçi’ në Pejë.

Hendbollisti i Prishtinës, Lindrit Fetahu, shprehet optimist pra kësaj sfide: “Në ndeshjen e parë kundër Prishtinës gjithsesi jemi favoritë.

Megjithatë nuk duhet lënë anash edhe dy lëndimet që pësuam lojtarët tanë këto ditët e fundit. Jemi të hendikepuar pa Vlerëson Zherkën dhe Liridon Esadin. Forca jonë janë kundërsulmet e shpejta dhe loja e organizuar mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat