Kelmendi me Vushtrrinë mëtojnë finalen e madhe

Hendboll

Kelmendi me Vushtrrinë mëtojnë finalen e madhe

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2018 Në ora: 14:25
Kelmendi me Vushtrrinë mëtojnë finalen e madhe

Njomza Kelmendi, prej portiereve më të mira në Kosovë, me liderin e kampionatit, Vushtrrinë, mëtojnë finalen e madhe të Kupës së Kosovës në hendboll (femrat).

Kelmendi tha se janë në formë të mirë dhe pretendojnë fitore ndaj Istogut, në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, që luhet nesër në orën 18.00 në palestrën e sportit ‘Karagaçi’ në Pejë.

“Jemi të përgatitura maksimalisht dhe Vushtrrinë e shoh konkurrente të fortë për çdo ekip”, tha Kelmendi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ku janë pikat më të forta ndaj Istogut? “Pikat tona me të forta kanë qenë si gjithmonë loja kolektive, disiplina dhe harmonia brenda ekipit”, tha portierja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat