Shqiponja pa disa lojtare beson në fitore kundër ferizajasve

Hendboll

Shqiponja pa disa lojtare beson në fitore kundër ferizajasve

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2018 Në ora: 14:12
Pamje nga një ndeshje

Atmosferë e mirë në klubin e Shqiponjës nga Gjakova, e cila synon Kupën e Kosovës, të parën në histori që prej se ekziston ky klub. Gjakovaret me gjithë mungesën e disa lojtareve besojnë se do ta mposhtin Kastriotin e Ferizajt, në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës, që luhet nesër (14.00) në palestrën e sportit ‘Karagaçi’ në Pejë.

“Besojmë që do të shkojmë në finale. Besojmë në fitore edhe kemi mungesë tri lojtare standarde, si Mona Ibrahimi (mungon tërë stinorin), Xhevahire Bajramaj dhe Angjela Pjerishiç. Besoj se Kastriotin e mundim sepse jemi më të përgatitur dhe më të mira”, tha Valerina Malaj, hendbolliste e Shqiponjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat