Dikur as lekë për autobus, sot drejtojnë një klub të madh në Kosovë

Hendboll

Dikur as lekë për autobus, sot drejtojnë një klub të madh në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 30 prill 2018 Në ora: 19:27
Një foto e pas luftës e KHF Kastriotit

Jo gjithmonë mbetesh nën diktatin e dikujt. Jo gjithmonë mbetesh si macja ndër sofër! Vitet shkojnë, gjërat ndryshojnë qoftë për të mirë e qoftë për të keq. Në vitet e pas luftës shumë sportiste nuk qëndronin mirë financiarisht, por i mbante gjallë vullneti dhe luanin me shumë krenari.

Ish hendbollistet e mirënjohura, Vlora Jashari dhe Lirie Muhaxheri, me klubin e hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (femrat), katër herë rresht kampione të Kosovës në vitet e pasluftës. Liria dhe Vlora në vitet e pasluftës disa herë u ballafaquan me krizë financiare, klubi pothuajse asgjë nuk i paguante atëkohë. Ato si studente shpesh herë ishin në situata të vështira, mezi gjeni mjete financiare për autobus, sot kanë ndryshuar për 100 shkallë.

Image

Liria dhe Vlora

Vlora është drejtore në klub, Liria kryetrajnere dhe janë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll, ku me 6 maj takohen me Shqiponjën. “Këto vajza sot udhëheqin klubin dhe as vetë se kisha besuar se vendosmëria e tyre do t’i rrëzon disa burra”, ka thënë një burim i afër me klubin ferizajas, që nuk do t’i përmendet emri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat