Shqiptari me ekipin gjerman kremton ngritjen në një rang më të lartë

Hendboll

Shqiptari me ekipin gjerman kremton ngritjen në një rang më të lartë

Nga: Kemajl Goca Më: 30 prill 2018 Në ora: 16:11
Shqiptari me ekipin gjerman kremton ngritjen në një rang më të lartë

Trajneri nga Kosova, Fadil Kçiku, me ekipin gjerman, Wurm Mitte, kremtuan ngritjen në një rang më të lartë. Ata janë kampionë të ligës  Bayern II në hendboll. Skuadra e Wurm Mitte e mundi me rezultat të thellë 33:20 ekipin e 1861 Mainburg. “E fituam bindshëm ndeshjen dhe fituam titullin e kampionit. Ishte lojë që prej minutës së parë dominuan dhe me mbrojtje të fortë e sulm të shpejt deklasuam kundërshtarin.

Image

Kçiku me bashkëshorte

Të gjithë lojtarët i angazhova dhe ishte kënaqësi që fituam titullin. Një titull me plot meritë sepse rërë sezonin dominuan, prej xhiros së dytë ishim në vendin e parë. Ishte lojë kolektive e atraktive për publikë”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Kçiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat