Vushtrria afër titullit

Hendboll

Vushtrria afër titullit

Më: 29 prill 2018 Në ora: 14:07
Pamje nga një ndeshje

Vushtrra e Shqiponja kanë vazhduar me fitore në Superligën A për hendbolliste. Në kuadër të javës së 18-të kampionale, Vushtrria fitoi në kryeqytet ndaj Prishtinës me rezultat 22:16. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 11:7 në të mirë të vushtrriaseve. Shqiponja fitoi në Gjakovë ndaj Istogut me rezultat 31:25. Pas pjesës së parë epërsia për vendaset ishte vetëm dy gola, 17:15.
Vushtrria është e para me 31 pikë, ndërsa Shqiponja renditet e dyta me 29 pikë. Istogu ka mbetur një hap prapa. I ka 25 pikë në vend të tretë. Ndërkohë Prishtina është e katërta me 19 pikë.
Të shtunën u luajt edhe ndeshja Vëllaznimi – Kastrioti, në kuadër të Superligës B. Fitoi skuadra ferizajase me rezultatin 32:22.

Superliga A
Shqiponja – Istogu 31:25 (17:15)


Shqiponja: Haxhosaj, Rudaku, Juniku 3, Nivokazi, Bajrami 1, Berisha, Fazlija 9, Mehmeti 3, A. Goqi 6, Malaj 9, E. Goqi, Gashi, E. Ferizaj, L. Ferizaj, Dobrunaj
Istogu: Shehdadi, Avdylaj, Ujkiq 5, Berisha, Krasniqi 2, Kameri 5, Halitaj 2, Shatri, Fejzaj 1, Zogaj, Rugova 6, F. Rexhaj 4, V. Rexhaj

Prishtina – Vushtrria 16:22 (7:11)
Prishtina: Uka, Krasniqi, Bregovina, L. Berisha 1, Matarova 1, Q. Berisha 5, Hashani 1, Stagova 3, Llapashtica, Hashani, Kurteshi, Zeqiri, Prelvukaj 5, Mekolli, Halimaj, E. Berisha
Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Salihu, Shala 1, Avdiu 5, Zymeri, Preniqi, Mehmeti, Sfarqa, Paci 8, D. Rrahmani 4, R. Gubetini, Murati, Kasumi 3, Tahiri 1, B. Rrahmani

Superliga B
Vëllaznimi – Kastrioti 22:32 (10:19)

Vëllaznimi: Grezda 1, Daija 2, Jetishi 1, Morina 1, O. Cermjani, M. Cermjani, Kastrati, Mullakadria, Zhubi, Bytyqi, Bordoniqi, Hana, Lluka 1, Kusari, Goranci, Radoniqi 16
Kastrioti: S. Reqica 1, E. Reqica 5, Salihu 4, Nuha, Qerkini 3, Gurgurovci, Salihu 5, Beqiri 3, Hoxha, Bajrami 1, Krasniqi 1, Stagova 9, Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat