Cleveland barazon serinë me Indianën, Spurs mposhtin Warriors

Hendboll

Cleveland barazon serinë me Indianën, Spurs mposhtin Warriors

Më: 24 prill 2018 Në ora: 06:46
Ilustrim

Edhe pse ka vuajtur shumë, skuadra e Cleveland mposhti 104-100 Indiana në çerekfinalen e katërt mes dy ekipeve në Konferencën e Lindjes, duke barazuar 2-2 serinë e ndeshjeve. Indiana e dominoi ndeshjen në shumicën e kohës, u shkëput deri në 17 pikë falë një loje të mirë kolektive (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë), por në fund erdhi përmbysja e miqve. LeBron James realizoi 32 pikë e 13 rebaund, duke qenë lider në parket për Cavaliers, që tashmë rikthehen të luajnë në fushën e tyre.

Barazim 2-2 me ndeshje edhe në përballjet e tjera në Konferencën e Lindjes, ku Milwaukee mposhti 104-102 Boston, në një ndeshje të dominuar nga vendasit, që e merituan fitoren. Antetokoumpo me 27 pikë e Middleton me 23 ishin më të mirët në fushë për Milwaukee, ndërsa 34 pikët e Brown për Celtics mbetën për statistikë. Në takimin tjetër, Washington mundi 106-98 ndaj Torontos, duke barazuar 2-2 serinë e çerekfinaleve, sfidë ku për vendasit u dalluan Beal me 31 pike e Wall me 27.

Fitoren e parë në fazën çerekfinale korri sot skuadra e San Antonio, që mundi 103-90 Golden State, me Warriors që tashmë udhëheqin 3-1 serine e takimeve. Spurs e dominuan ndeshjen dhe fituan me meritë, takim ku u dallua Aldridge me 22 pikë e 10 rebaund, ndërsa 34 pikët e 13 rebaund të Durant për ekipin kampion të NBA-së mbetën për statistikë.

Konferenca e Lindjes

1-8, Toronto – Washington, 98-106 (barazim 2-2 me ndeshje)

2-7, Boston – Milwaukee, 102-104 (barazim 2-2 me ndeshje)

3-6, Philadelphia – Miami, (3-1 me ndeshje)

4-5, Cleveland – Indiana, 104-100 (barazim 2-2 me ndeshje)

Konferenca e Perëndimit

1-8, Houston – Minnesota, (2-1 me ndeshje)

2-7, Golden State – San Antonio, 90-103 (3-1 me ndeshje)

3-6, Portland – New Orleans, (0-4 me ndeshje)

4-5, Oklahoma – Utah Jazz, (1-2 me ndeshje)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat