Trajneri shqiptar bëhet gati për festë në Gjermani

Hendboll

Trajneri shqiptar bëhet gati për festë në Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 23 prill 2018 Në ora: 15:42
HSG Würm-Mitte

HSG Würm-Mitte vetëm edhe një pikë i duhet që të ngjiten në Ligën e Parë të Bayernit në hendboll (meshkujt). Trajneri Fadil Kçiku është i kënaqur me fitoren e fundit me rezultat bindës 29:19 ndaj Simbach-it.

“Fituam si mysafirë me 29:19 kundër Simbach. Ishte lojë shumë e mirë dhe me taktikë të shkëlqyer në mbrojtje e në sulm, mposhtëm një kundërshtarë të fortë.

Kemi edhe një lojë dhe jemi ende lider në ligë. Në ndeshjen e fundit edhe barazimi na mjafton për titull, por ne do të fitojmë edhe lojën por edhe titullin”, shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot”, Kçiku. Ai bëhet gati për festë sepse vlerësohet si një nga sukseset më të mëdha të kësaj skuadre në vitet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat