Misini: Kastrioti është në garë të fortë për Kupë

Hendboll

Misini: Kastrioti është në garë të fortë për Kupë

Më: 16 prill 2018 Në ora: 19:04
Sara Misini

Kastrioti i Ferizajt, Istogu, Vushtrria dhe Shqiponja nga Gjakova, janë në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në hendboll (femrat). Të katër skuadrat pretendojnë se mund ta fitojnë trofeun e çmueshëm dhe secila me padurim pret ta mësojë se më kë do të luajnë në gjysmëfinale. KHF Kastrioti ka javë që “pushon” disa nga lojtaret kryesore për ndeshjet e Kupës dhe me synime që të arrijnë finalen e madhe. Hendbollistja më luftarake e ferizajasve, Sara Misini, që luan në pozitën e begut, tha se klubi i saj është ndër më të mira dhe e sheh në garë të fortë për Kupë

. “Kastrioti çdo ditë e më shumë është duke u rritur si klub ne aspektin profesional. Klubin e shoh si një ndër klubet më të mira të Kosovës, pasi që i gjithë ekipi është profesional, ka një përgatitje të gjatë në këtë sport. Besoj që është i denjë për Kupën e Kosovës, si dhe e denjë për të përfaqësuar Kosovën, aty ku kërkohet”, tha Misini për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ferizajaset kanë ekipin më të re pothuajse që është në katërshen e Kupës dhe me trajnere femër, Lirije Muhaxheri dhe drejtore Vlora Jashari.  Ku e sheh forcën e Kastriotit?

“Forca e Kastriotit është tek baza e klubit pikërisht tek trajneri dhe përgatitja e ekipit në mënyrë profesionale”, theksoi hendbollistja. Misini tha se pak ka rëndësi se Vushtrria, Istogu apo Shqiponja janë rivale në Kupë, por synimi i tyre është që të jenë top të përgatitura për sfidat e Kupës. “E rëndësishme është që ne si ekip kemi ushtrime intensive dhe jemi të përgatitur në mënyrë maksimale, pastaj se cili ekip na bie nuk është më rëndësi, pasi të gjithë jemi të barabartë dhe le të fitoj më i miri”, thotë Misini, e cila zotohet se do të jap maksimumin në secilën ndeshje të kampionatit dhe për Kupë. A mendoni se Kastrioti ka prej ekipeve me lojtare me të talentuara dhe sa jeni e kënaqur me kushte? “Çdo ekip... 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat