Gabimet e Faruk Shalës

Hendboll

Gabimet e Faruk Shalës

Nga: Kemajl Goca Më: 15 prill 2018 Në ora: 13:27
Faruk Shala

Istogu është prej ekipeve më të organizuara dhe me veshjen më të bukur, pothuajse i ngjanë ndonjë ekipit evropian në hendboll!  Istogu po humbë terrenin në luftë për titullin e kampionit në konkurrencën e femrave dhe humbjet e fundit me 25:24 nga Shqiponja dhe 26:22 nga Vushtrria, lidere, pra nga rivalet direkte.

Gabimet e trajnerit Faruk Shala janë të pafalshme sepse u krijua një bindje në kolektiv se nuk ka kush që i mposht dhe do të jenë pa ndonjë telashe në krye. I vetmi justifikim i Faruk Shalës është mungesa e palestrës në qytetin e tyre dhe mungesa e shikuesit, arsyet tjetra nuk ka, ngase ka ekipin super të mirë dhe shumica reprezentuese.

Cilat janë gabimet e Shalës? E para, Shala është një menaxher apo mund të luajë rolin e koordinatorit perfekt, por në aspektin e trajneri nuk i shkon dot, përvoja i mungon apo guximi që të rrezikojë në ndeshjet e mëdha. E dyta, Istogu ka ekipin për të fituar secilën ndeshje pa problem, por iu  mungon agresiviteti si në mbrojtje po ashtu edhe në sulm dy gjuajtëse nga nëntëmetërshi. Faruk Shala gaboi në aspektin e menaxhimit të situatës së lojës sepse ekipin e ka shumë më të mirë se secila rivale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat