Vushtrria po qesh me të tjerët! Ky Istog nuk është për titull

Hendboll

Vushtrria po qesh me të tjerët! Ky Istog nuk është për titull

Më: 15 prill 2018 Në ora: 13:03
KHF Vushtrria

Vushtrria fiton ndaj Istogut dhe mban vendin e parë. Vushtrria ka vazhduar me fitore në Superligën A në konkurrencën e femrave. Të shtunën mbrëma para shikuesve të vet, Vushtrria fitoi ndaj Istogut me rezultat 26:22. Pjesën e parë e fituan istogaset me rezultat 13:12, por në të dytën Vushtrria përmbysi rezultatin dhe arriti te fitorja. D. Rrahmani me tetë gola ishte më efikasja te Vushtrria. Tri lojtare të kësaj skuadre shënuan nga pesë herë. Te Istogu më së shumti shënoi Elma Kameri, nëntë gola.

Pas javës së 16-të, Vushtrria prinë në Superligën A me 28 pikë. Shqiponja është e dyta me 26 pikë, ndërsa Istogu mbanë vendin e tretë me 23 pikë. Prishtina ka mbetur pak prapa me 19 pikë të mbledhura, në vend të katërt.

Edhe ndeshja mes Prishtinës e Shqiponjës është luajtur të shtunën. Shqiponja fitoi me një gol dallim, 23:22.

Vushtrria – Istogu 26:22 (12:13)

Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Salihu, Shala 5, Avdiu 5, Zymberi 1, Preniqi, Mehmeti, Paci 5, D. Rrahmani 8, R. Gubetini, Mulaku, Kasumi, Sfarqa, Tahiri 2, B. Rrahmani

Istogu: Shehdadi, Ujkiq 1, Avdylaj, Shatri, F. Rexhaj 4, V. Rexhaj, Krasniqi 3, Kameri 9, Zogaj, Berisha, Halitaj, Rugova 5, Bakiq, Fejza

Superliga B

Kastrioti – Drita 30:20 (14:9)

Kastrioti: Rogova, Gurgurovci, M. Dinarica, Salihu 1, Gashi 6, E. Gurgurovci 1, E. Reçica 1, S. Reçica 1, Misini, Stagova 5, Çerkini, A. Salihu 3, A. Dinarica 7, Beqiri 3, Krasniqi 2, Gashi

Drita: Daku, Veseli, Baftjari, Rudhani 1, Kqiku, Rexhepi 5, E. Daku, Krasniqi 5, Reqani 2, Vokshi 7, Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat