Në kryeqytet përplasen të fuqishmit, Prishtina-Besa FamGas

Hendboll

Në kryeqytet përplasen të fuqishmit, Prishtina-Besa FamGas

Nga: Kemajl Goca Më: 13 prill 2018 Në ora: 17:17
Pamje nga një ndeshje

Kampioni në fuqi dhe lideri i elitës së hendbollit të Kosovës, Besa FamGas, me optimizëm do të udhëtojë në kryeqytet, ku përplasen me Prishtinën, në kuadër të javës së 25-të të Superligës A (play-off).

Kryendeshje që pritet me kërshëri dhe luhet nesër në orën 19.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Prishtina ka mobilizuar forcat për fitore, ndërsa edhe Besa me të njëjtin mentalitet, por që ende e ka të freskët humbjen e parë që kishin pësuar në kryeqytet. Këto skuadra deri me tash janë takuar tri herë mes vete, dy herë ka fituar Besa e një herë Prishtina.

Ballafaqimet e këtij edicioni: Besa FamGas - Prishtina 33:25 (me 29 tetor - 2017), Prishtina - Besa Famgas 35:29 (24 shkurt - 2018), Besa FamGas-Prishtina (23:17 - 2018). Prishtina synon t’i shkaktojë humbjen e dytë, kurse Besa beson e shpreson në pikë të plota dhe të thellojë edhe më shumë epërsinë në renditje. Trajneri i Prishtinës, Verim Zherka, e ka më së të qartë për cilësinë që ka rivali sikurse edhe Arben Muqolli i Besës për ekipin bardhekaltër. Besa kryeson me 46 pikë, dy më shumë se Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat