Drejtorja e parë femër që sundon në Superligën e Kosovës

Hendboll

Drejtorja e parë femër që sundon në Superligën e Kosovës

Nga: K.G. Më: 8 prill 2018 Në ora: 15:13
Vlora Jashari e Lirije Muhaxheri

Disa thonë se sa më shumë femra që kemi nëpër poste të klubeve aq më mirë i kemi punët, disa nuk i duan për faktin se gjinisë së kundër po i rrezikohen pozitat. Në fakt, a po futemi në një periudhë të re nga ky vit kur ekipet kanë nisur të mendojnë që në kryesi të kenë sa më shumë femra. Në një ekip me traditë siç është Kastrioti i Ferizajt, shtatë herë kampion i Kosovës pas luftës, para pak kohe ka emëruar drejtore Vlora Jasharin, ish hendbollisten e kombëtares së Kosovës.

Image

Lirije Muhaxheri e Vlora Jashari

Merret vesh se Jashari ka disa plane të mëdha, të sjellë një rregull të ri në klub, të investohet në gjenerata të reja dhe nga vjeshta ta ndryshojë edhe fytyrën e klubit, të luftojnë si gjithmonë për trofe. Vlora Jashari në vitin 2006 është shpallur lojtarja më e mirë në Kosovë nga FHK, ndërsa në vitin 1996 ka qenë në dhjetëshen më të mirë.  Biondja i takon dy periudhave: asaj të kohës së okupimit dhe të pasluftës dhe ende e ka në kujtesë ndeshjen në Leverkusen kundër Bayerit 04, kur luajtën me Vicianet në vitin 2005-06. Kjo është drejtorja e parë femër që sundon në Superligën e Kosovës në konkurrencën e femrave. Në fakt, ka trajnere edhe Lirije Muhaxheri, ish hendbollisten e mirënjohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat