Helmohen 14 futbollistë të Pelisterit, anulohet ndeshja me FC Shkupin

Hendboll

Helmohen 14 futbollistë të Pelisterit, anulohet ndeshja me FC Shkupin

Më: 7 prill 2018 Në ora: 18:11
Ilustrim

Përballja e javës së 26-të Ligës së Parë të Futobllit në Maqedoni në mes FC Shkupit dhe Pelisterit, sipas gjitha gjasave do të anulohet pasi që 14 futbollistë mysafirë të Pelisterit janë helmuar me ushqim.

Futbollistët e Pelisterit në vend që të nisen në rrugë drejt Shkupit, për të zhvilluar ndeshjen me skuadrën e FC Shkupit, për shkak të helmimit me ushqim, janë drejtuar në spitalin e qytetit në Veles.

Nga Spitali i Velesit për TV21 thanë se të gjithë futbollistëve ju është dhënë ndihmë mjekësore dhe për momentin ata ndjehen mirë

Në disa mediat vendore filluan shkrimet kundër Pelisterit, kinse është një lëvizje e mësuar, me qëllim që të pushohen futbollistët në fund të sezonit dhe pas sfidës që e zhvilluan në mesjavë ndaj Sileksit në Kratovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat