Besa dhe Prishtina janë favoritë

Hendboll

Besa dhe Prishtina janë favoritë

Më: 6 prill 2018 Në ora: 19:12
Pamje nga një ndeshje

Tri ndeshjet e javës së 23-të në Superligën A në hendboll (meshkujt) luhen të shtunën (nesër). Besa FamGas e Prishtina i luajnë ndeshjet në Gjilan dhe vlerësohen favorite. Besa prej orës 14:00 takohet me Zhegrën kurse nga ora 18:00 është ndeshja Drita – Prishtina. Në ora 19:00 nis takimi Kastrioti – Vëllaznimi, që luhet në Ferizaj.

Kampionia aktuale Besa është e para me 42 pikë e përcjellur nga Prishtina me 40 pikë. Nga 24 pikë në pozitat tre e katër i kanë Kastrioti e Drita, ndërsa Zhegra e Vëllaznimi mbajnë pozitat pesë e gjashtë me nga 19 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat