Selektori i Kosovës, profesor në gjimnaz

Hendboll

Selektori i Kosovës, profesor në gjimnaz

Nga: Kemajl Goca Më: 5 prill 2018 Në ora: 12:10
Selektori i Kosovës, profesor në gjimnaz

Kombëtarja e Kosovës U-21 në hendboll (femrat) ka selektor një profesor! Pak kush e di nga qytetet tjera se kush është Faruk Shala. Ai krahas si selektor dhe trajner i Istogut që lufton për titull dhe për Kupën e Kosovës (femrat), është edhe profesor i gjimnazit ‘Haxhi Zeka’ në Istog.

Një fotografi është siguruar kur para 6 vjetësh profesor Faruku ligjëronte për tolerancë. Dhe krejt në fund, Federata e Hendbollit e Kosovës mburret që ka një profesor si selektor, duke e quajtur edhe si aset të rëndësishëm të kombëtares!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat