Naim Ahmeti sa krenar aq edhe i dëshpëruar!

Hendboll

Naim Ahmeti sa krenar aq edhe i dëshpëruar!

Më: 3 prill 2018 Në ora: 13:16
KHF Kastrioti i pasluftës

Naim Ahmeti ende e vajton kohën e pasluftës dhe sa e sa herë e thotë me krenari: Kur isha kryetar i klubit të hendbollit Kastriotit nga Ferizaj (femrat), kushtet i kishin për merak vajzat, si Lirie Muhaxheri, Vlora Jashari, Ganimete Shabani, Ramize Shabani, Xhevrie Dibra, Safete Rifati, Arbnore Ahmeti etj.

Kjo foto është e pasluftës dhe Naim Ahmeti sa është krenar aq edhe  i dëshpëruar sepse mundin që bëri dhe mjete që i dha atëkohë, kush nuk ia di. Ka kohë që planifikon ta nxjerrë librin e hendbollit, me titullin: A ka bukë edhe për mua, por kjo ide e tij ende ka mbetur e paralizuar! Dhe në foto është edhe ish kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Mexhit Devaja. Naim Ahmeti krenohet që këto vasha i kishte rritur dhe ndihmuar për të realizuar qëllimet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat