Besa fiton titullin te kadetët

Hendboll

Besa fiton titullin te kadetët

Më: 3 prill 2018 Në ora: 10:49
Besa fiton titullin te kadetët

Krahas garave të seniorëve, Federata e Hendbollit të Kosovës organizon garat edhe për grupmoshat e reja. Për grupmoshën e kadetëve, garat për edicionin 2017/18 kanë përfunduar.

Te kadetët, titullin e ka fituar Besa FamGas që në 18 ndeshje ka mbledhur plot 34 pikë. Besa ka regjistruar 17 fitore, kurse ka pësuar vetëm një humbje. E dyta doli Zhegra me 28 pikë, kurse Vëllaznimi zuri vendin e tretë po ashtu me 28 pikë.

Kupën dhe medaljet i ndau nënpresidenti i FHK-së Enis Idrizi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat