Shqiponja fiton titullin te kadetet

Hendboll

Shqiponja fiton titullin te kadetet

Më: 3 prill 2018 Në ora: 10:47
KHF Shqiponja

Krahas garave të senioreve, Federata e Hendbollit të Kosovës organizon garat edhe për grupmoshat e reja. Për grupmoshën e kadeteve, garat për edicionin 2017/18 kanë përfunduar.

Te kadetet, kampionati përfundoi këtë fundjavë. Kampione u shpall Shqiponja që në 14 ndeshje mblodhi 26 pikë. Në vendin e dytë mbeti Prishtina me 22 pikë, sa i ka edhe Istogu në vend të tretë. 

Medaljet për vashat e KH Shqiponja i ndau anëtari i Bordit të FHK-së Berat Dana, ndërsa kupën kapitenes së KH Shqiponja ia dorëzoi anëtari i Bordit z.Artan Nimani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat