Edi Kolgeci fiton besimin edhe për një mandat te Prishtina

Hendboll

Edi Kolgeci fiton besimin edhe për një mandat te Prishtina

Nga: K.G. Më: 1 prill 2018 Në ora: 12:42
Kryesia e re e Prishtinës

Edi Kolgeci fitoi besimin edhe për një mandat për ta udhëhequr klubin e hendbollit Prishtina (meshkujt). Njeriu që i dha frymë klubit dhe e ka bërë kandidat serioz për titullin e kampionit në elitën e hendbollit, ka fituar besimin e kuvendarëve. “Në ambientet e Sheshit 21 në Prishtinë, u mbajt Kuvendi zgjedhor i Klubit të Hendbollit Prishtina, në të cilën u miratua raporti i punës, raporti financiar si dhe u konfirmua zgjedhja e kryesisë së re. Kryesia e re e KH Prishtina do të përbëhet nga: kryetari, nënkryetarët si dhe anëtarët e kryesisë: Edi Kolgeci (kryetar) ,Eduard Berisha (nënkryetar), Ardian Hoxha (mënkryetar), Haqif Mulliqi (nënkryetar), Redon Rezniqi (anëtar), Florent Kavaja (anëtar), Kujtim Shabani (Anëtar), Arbnora Gosalci (anëtare), Vegim Krasniqi (anëtar), Fisnik Jahiri (anëtar), Uranik Begu (anëtar), Ekrem Hajdari (anëtar) dhe Besnik Tahiri (anëtar). Ndërsa drejtor sportiv u rizgjodh Krenar Çela dhe sekretar i kryesisë Emir Tara, kurse organet tjera do te zgjidhen ne ditët ne vijim. Prioritet i kryetarit dhe kryesisë së re do të jetë formimi i një skuadre me performancë evropiane në periudhën dyvjeçare si dhe formimi i Akademisë me të rinjtë, pasi Prishtina si kryeqytet dhe qendër universitare ka kushte dhe ngritja e një skuadre te fortë në Prishtinë nënkupton edhe ngritjen e hendbollit Kosovar në përgjithësi”, bëhet e ditur nga KH Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat