EHF, eja me 31 mars në Kosovë dhe bindu për ndeshjet ilegale të Serbisë!

Hendboll

EHF, eja me 31 mars në Kosovë dhe bindu për ndeshjet ilegale të Serbisë!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 mars 2018 Në ora: 16:57
LOGO e EHF-it

Nuk do shumë filozofi dhe as për ta lodhur edhe kokën institucioni më i lart evropian i hendbollit, EHF. Nëse nuk iu ka njoftuar Federata e Hendbollit e Kosovës për ndeshjen ilegale që luhet nesër, është punë e lehtë, ejani në Kosovë dhe binduni, hiq më larg se nesër (me 31 mars), në orën 19.00 në Zubin Potok do të zhvillohet ndeshja mes Mokra Gorës dhe Obiliqit nga Beogradi. Nëse EHF ka paralajmërua se do ta verifikojë se ka apo jo ndeshje ilegale, e ka rastin të nesërmen të bindet. Dhe nuk e dimë, se Federata e Hendbollit e Kosovës, a do ta ketë guximin që t’i shkruajë EHF-it për këtë ndeshje që luhet nesër dhe për t’i ftuar që të binden ata. Do të ishte mirë që EHF nesër të jetë në Zubin Potok dhe dorë për dore me FHK-në të jenë mysafir të një ndeshje ilegale. Sa për dijeni, është java e parafundit e elitës së hendbollit të Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat